Zyra e avokaturës Filipovski filloi të punojë që nga viti 1991. Duke e përsosur dhe avansuar vazhdimisht punën e vet, zyra Filipovski u shndrrua në një zyrë bashkëkohore të avokaturës me kuadër tërësisht të ndërtuar, e gatshme për të realizuar kërkesat më të ndërlikuara të klientëve. Zyra Filipovski njihet për nga angazhimi i saj në lëndë të ndërlikuara juridike, të shqyrtuara para instancave më të larta gjyqësore në vend dhe më gjërë. Pronari i zyrës së avokaturës, avokati Samoil Filipovski është gjithashtu edhe diplomat me titull të rangut më të lartë diplomatik - ambasador, kështuqë kontaktet dhe përvoja në bashkësinë ndërkombëtare ndihmojnë në formimin e një niveli të veçantë dhe të lartë cilësor në kryerjen e shërbimeve të avokaturës.

Veprimtaritë e zyrës së avokaturës:

  • Mbrojtja e të drejtave dhe interesave të personave fizik dhe juridik nga vendi dhe nga jashtë, para gjyqeve dhe organeve të administratës shtetërore të R. së Maqedonisë, si dhe mbrojtja e të drejtave dhe interesave të personave fizik dhe juridik jashtë vendit, nëpërmjet të bashkëpunimit me zyra eminente të avokaturës jashtë vendit.
  • Mbrojtja e të drejtave dhe interesave të investitorëve të huaj në R. e Maqedonisë, si dhe përkrahje në krijimin dhe realizimin e projekteve të tyre investuese në R. e Maqedonisë. Përkrahje dhe realizim të projekteve në kuadër të programeve për ndihma zhvillimore dhe shfrytëzimin e mjeteve finansiare nga fondet për investim, të parapara për sektorin privat dhe atë publik.
  • Përgatitje, përkrahje dhe pjesëmarrje të kuadrit në nivel ekspertësh në organizata ndërkombëtare, qeveritare dhe joqeveritare.

Parimet themelore të të punësuarve në zyrën e avokaturës janë:

  • Besueshmëria
  • Profesionalizmi
  • Saktësia dhe realizimi

Territori që perfshinë veprimtaria e zyrës:
R. e Maqedonisë dhe shtetet nga rajoni i Evropës Juglindore dhe Qëndrore.

Në pajtim me kapacitetet e saj disponuese, zyra mundëson komunikim me palët në gjuhën maqedone, shqipe, sllovene, angleze, serbe, kroate dhe bullgare, por sipas nevojës mund të organizohet dhe komunikim në gjuhën që e flet pala.

Për kryerje të plotë të shërbimeve zyra posedon bashkëpunim solid me noterë, përmbarues dhe persona tjerë profesionalë, me bashkëpunëtorë të jashtëm nga radhët e profesorëve univerzitar nga vendi dhe nga jashtë, ekspertë të shquar nga veprimtaritë më të ndryshme, përfaqësues të lartë dhe diplomatë nga vendi dhe nga jashtë.

Facebook Twitter MySpace Google
Shtëpi | Shërbimet | Për ne | Kontakt
© Copyright 2010 Filipovski - Skopje